Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Merrte ryshfet për regjistrim të veturave, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje me dyshimin se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 11:20, transmeton KOHA.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.