Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Pozheran të Vitisë pasi i njëjti ka marrë në veturë dy viktimat të mitura kinse për ti dërguar në shkollë dhe ka vazhduar në rrugë tjetër duke i ngacmuar me fjalë.
Sipas njoftimit, viktimat kanë arritur të zbresin nga vetura dhe kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 55-vjeçar në Lipjan, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura
-
Istog, arrestohet një person pasi kishte ngacmuar seksualisht dy të mitura
-
Arrestohet një burrë në Podujevë për sulm e ngacmim seksual
-
Ngacmohen seksualisht dy të mitura në Prizren
-
Arrestohet pasi ngacmonte seksualisht dy të mitura