Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin se bashkë me vëllain e tij, i kishte ngacmuar dy të mitura dhe madje kishte tentuar t’i fuste ato në veturë.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes, ndërsa Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkohë vëllai i të arrestuarit gjendet ende në arrati.
“Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Istog, arrestohen të dyshuarit që kishin tentuar të fusnin në veturë dy vajza të mitura
-
Një burrë në Istog raporton se është ngacmuar nga një grua
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmimin seksual të tri të miturave
-
Ngacmohet seksualisht një e mitur në Istog, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një burrë në Podujevë për sulm e ngacmim seksual