Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Istog, arrestohen të dyshuarit që kishin tentuar të fusnin në veturë dy vajza të mitura

Arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë të një rasti të ngacmimit seksual në fshatin Serbobran të Istogut.

Sipas Policisë në mbrëmjen e 9 shtatorit dy të dyshuarit kishin tentuar të mashtronin dhe t’i fusnin në veturë dy vajza të mitura. Por, viktimat kanë arritur të largohen.

Policia më 10 shtator kishte arrestuar njërin prej të dyshuarve dhe e kishte dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i dytë, që po shihet si kryesori për rastin, është arrestuar të hënën dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 09. shtator 2022 rreth orës 21:40, Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog dy persona kanë tentuar që t’i mashtrojnë dhe t’i fusin në një veturë dy femra (të mitura) por viktimat kishin arritur që te largohen nga aty. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar ne prezencën e prindërve punëtorit QPS. dhe avokatit. Policia menjëherë ka arritur që ta arrestoji njërin nga të dyshuarit e rastit ku pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor Istog, me datë 12. 09. 2022, kanë arrit ta arrestojnë të dyshuarin kryesor të rastit dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet nga Policia.