Një person i komunitetit egjiptian është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave dhe pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje./kp
Artikuj të ngjashëm