Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një grua kosovare, pasi dyshohet se pasaportën e saj zvicerane kishte tentuar t’ia jepte në shfrytëzim një shtetaseje të Shqipërisë.
Rasti kishte ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“ANP Adem Jashari 01.08.2022 – 14:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasaportën personale të lëshuar nga autoritetet Zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një shtetaseje të Shqipërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës iraniani që paraqiti pasaportë belge që s'ishte e tij
-
Shtetasja iraniane arrestohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Shtetasi i Shqipërisë paraqitet me pasaportë të huaj në Aeroportin e Prishtinës
-
Kosovari falsifikoi vizën, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
-
Policia ndalon kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false