Menaxheri i Institutit “INKOS” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është shantazhuar nga një adresë anonime në email.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, shantazhi ishte i drejtuar jo vetëm për ankuesin por edhe për menaxhmentin e KEK-ut.
“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim të policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia paralajmëron për emailet false që po dërgohen në emër të institucionit
-
Kërcënohet udhëheqësi i një klinike në QKUK
-
Një person shantazhohet në rrjete sociale nga një tjetër në Prishtinë
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
IPKO paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të kompanisë