Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Megaoperacioni policor në Tiranë, 75 të ndaluar

Policia në Tiranë në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", ka arrestuar një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, duke e çuar në 75 numrin e shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatike, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 funte.

Sipas Policisë së Shtetit, si rezultat i kontrolleve, sot u kap dhe ndalua F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /KSP

Artikuj të ngjashëm