Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Me pushkë ajrore shtiu në drejtim të një gruaje, arrestohet

Në rrugën “Vasilija Ostroskog”, Mitrovica e veriut, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të viktimës femër K-Boshnjake.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa pushka është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.