Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga persona të armatosur në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës në zonën pranë prefekturës.
Paraprakisht mësohet se autorët kanë qenë dy persona, që të dy të maskuar dhe të armatosur, transmeton tch.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Nuk dihet sasia e parave që është grabitur nga pika e këmbimit valutor, por kjo është hera e dytë që e njëjta pikë këmbimi valutor grabitet nga persona të armatosur dhe të maskuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar