Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbetet në paraburgim burri që rrahu bashkëshorten në prani të fëmijës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin B.B.

I pandehuri B.B., po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje” pasi që me datë 28 qershor në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A. dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të saj, në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij.