Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë me dyshimin se ka mashtruar 36 persona duke u siguruar viza pune, për të cilat u ka marrë 11 mijë euro.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, policia ka bastisur dy lokacione dhe një shtëpi private, në të cilat janë gjetur dhe konfiskuar kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap-top, dy fllash diska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.