Një person ka raportuar në polici se përmes një banke ka deponuar para në vlerë 18000 €, për ta blerë një makinë për përpunim të granitit tek një firmë në shtetin e Turqisë, mirëpo përmes e-mail adresës ankuesi është njoftuar nga firma turke se nuk është bërë pagesa dhe i është dërguar një llogari tjetër për pagesën e makinës.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Viti, pasditen e djeshme, raporton Koha.net.
Ankuesi dyshon që persona të panjohur kanë dërguar llogari false në adresën e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Artikuj të ngjashëm
-
Vërmicë, kapen pjesë të makinerive të rënda në veturën e drejtuar nga shtetasi turk
-
Zyrtari i një banke raporton se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Një zyrtar banke deponon në BQK mbi 2200 euro monedha false
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara