Si rrezikim i sigurisë së aviacionit është kategorizuar vepra që kanë kryer dy persona që kanë kontrolluar një dron.
Ata i ka arrestuar policia.
“Në rrugën ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë, më 10 mars në orën 11:30, dy të dyshuar meshkuj shqiptarë kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm