Në rrugën UÇK, Prishtinë, dje, rreth 09:00 ishte ngritur një dron i paautorizuar mbi objektin e Qeverisë, njofton Policia e Kosovës.
Këtë ngritje e kishte vërejtur njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin. Pjesëtarët e policisë me këtë rast panë dy të dyshuar meshkuj, shtetas holandezë, kanë ngritur një “dron” dhe nga të njëjtit është kërkuar që të njëjtin ta aterrojnë.
Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm