Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mamushë, qytetari gjen në oborr municion të prodhuar në vitin 1912

Një qytetar në Mamushë ka gjetur të martën në oborrin e shtëpisë së tij municion të pashpërthyer. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se municioni ishte i prodhuar në vitin 1912.

Janë tërhequr 195 fishekë të kalibrit 5.66 mm.

“Mamushë, 08.08.2023 – 17:50. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë në baltë ka gjetur municion të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim që i ka tërhequr 195 copë fishekë të kalibrit 5.6mm. të prodhuara në vitin 1912. Nuk është raportuar për ndonjë incident”, raporton Policia e Kosovës.