Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Loja me traktor kthehet në tragjedi, humb jetën 10-vjeçari

Një lojë mes të miturish është kthyer në një aksident fatal për një 10-vjeçar në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gryka e Zezë, ku tre fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, kanë marrë një mjet tip traktor për të luajtur, raporton Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi e kanë vënë në punë mjetin bujqësor, të miturit, dy 11-vjeçarë dhe njëri 10 vjeç, kanë përshkuar rreth 700 metra rrugë, por më pas kanë dalë prej saj duke rënë në një kanal me ujë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen 10-vjeçari me inicialet N.N.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të hedhur dritë mbi sa ka ndodhur.