Dragan Stojanoviq nga fshati Pançellë i komunës së Ranillugut, është arrestuar dje në shtëpinë e tij për shkak të dyshimit për krime lufte.
Por, i njëjti është liruar sot pasdite nga masa e arrestit në jug të Mitrovicës dhe të njëjtin në shtëpinë e tij në Novobërdë, rreth orës 16:30, e ka pritur bashkëshortja e tij me familje.
Stojanoviq thotë të jetë arrestuar gabimisht, pasi që, pas dëgjimit, shumë shpejtë është dëshmuar se bëhet fjalë për një person tjetër me emër të njëjtë.
“Policia më arrestoi në bazë të një urdhër-arresti të EULEX-it për krime lufte. Në bazë të deklaratës që dhashë para gjykatës në jug të Mitrovicës, në prani të avokatit Zhivojin Jokanoviq, shumë shpejtë u konstatua se urdhri për arrest nuk ka të bëjë me mua, por me një tjetër Dragan Stojanoviq i cili jeton në veri të Kosovës, ish-punëtor i Trepçës, i cili më parë ka punuar edhe në Polici”, ka thënë Stojanoviq për televizionin “Puls” nga Shillova, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), nën dyshimin për krime lufte. Emri i tij është në mesin e 57 serbëve tjerë të dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
-
Mediat serbe raportojnë se është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Svilajnac
-
Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte me grupet e MUP-it serb
-
Serbia liron një shqiptar nga Kosova, pesë të tjerë mbetën në paraburgim