Është liruar nga ndalimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shoferi i famshëm i BMW-së së gjelbër që u bë lajm në të gjitha mediat javëve të fundit, për shkak të shkeljeve në trafik e zhurmës së madhe.
“Papi Chulo” titullohej kënga që e lëshonte më së shumti shoferi e që dëgjohej nëpër rrugët e Prishtinës, për shkak të zhurmës së lartë që kishte brenda veturës.
R.H. u arrestua më 30 mars nën dyshimin se ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në fshatin Lebanë të kryeqytetit. Pasi qe arrestuar, Policia njoftoi se i dyshuari ishte gjobitur 225 herë në të kaluarën. Po ashtu, atij i ishte sekuestruar edhe vetura që aktualisht është më e famshmja në vend.
Të mërkurën, Gjykata Themelore e ka cilësuar si të pabazë kërkesën e Prokurorisë që R.H. të mbahej në paraburgim për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka konfirmuar për KOHËN, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës.
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Ylli anglez arrestohet për vozitje nën ndikim të drogës
-
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit