Policia e Kosovës e ka arrestuar e pastaj e ka liruar një grua e cila dyshohet se ka sulmuar me thikë zyrtarët policorë, të cilët thuhet se ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës.
Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një thikë zyrtarët policor, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës. E dyshuara ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara thuhet se është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Theret me thikë një burrë në Pejë, i dyshuari arrestohet
-
Arrestohet e mitura në Pejë, tentoi ta sulmonte me thikë bashkëmoshataren
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje