Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale S.SH. nga fshati Piranë, transmeton Koha.net.
Masa iu shqiptua për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor.
I dënuari më 18.12.2018, rreth orës 11:30, në fshatin Piranë, komuna e Prizrenit, nën ndikimin e alkoolit, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij me iniciale I.SH.
Ajo sapo ishte kthyer në shtëpi nga motra e saj dhe i pandehuri , pa asnjë paralajmërim e godet me grusht dhe me kokë, dhe më pas i thotë “dil prej shtëpisë”.
Me këtë rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, të konstatuara sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash