Një incident në vendin e punës është raportuar të shtunën në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku një punëtor ka mbetur i lënduar si pasojë e pakujdesisë.
Sipas Policisë, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke punuar afër një objekti që është në ndërtim, ka manipuluar në mënyrë të pakontrolluar me vinç, teksa po e drejtonte një kamion. Si pasojë, vinçi dyshohet se është këputur dhe ka rënë, duke e lënduar viktimën, po ashtu shtetas i Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.