Petrit Lekaj, shqiptar në Australi, ka pranuar vrasjen e vajzës së vet, Sabrina Lekaj, në fund të korrikut.
20-vjeçarja ishte gjetur e vrarë në një veturë, pas goditjeve të marra me thikë. Vetura ishte fare pranë shtëpisë së familjes.
Një shqiptar në Australi akuzohet se vrau të bijën pse doli natën me shoqe
Në këtë veturë ishte gjetur edhe 49-vjeçari, Petrit Lekaj, i cili u akuzua menjëherë se kishte kryer vrasjen e së bijës, raporton "abc".
Tani përmes një videoincizimi nga spitali psikiatrik, Lekaj ka pranuar në seancën në gjykatë se ishte ai që e kishte vrarë të bijën.
Lekaj s’ishte paraparë të paraqitej në gjykatë deri në janar, por ai i kishte thënë avokatit të tij se dëshiron të pranojë fatin, dhe kjo iu mundësua përmes lidhjes nga spitali.
-
Një shqiptar në Australi akuzohet se vrau të bijën pse doli natën me shoqe
-
Pranon fajësinë i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë
-
Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali
-
Policia australiane vrau një 16-vjeçar pasi goditi një burrë me thikë
-
Shqiptari në Florida vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare