Kronikë

Një shqiptar në Australi akuzohet se vrau të bijën pse doli natën me shoqe

Descriptive Text

Petrit Lekaj, një shqiptar me origjinë nga Shkodra, po mbahet i arrestuar nga policia në Adelaide të Australisë si i akuzuar për vrasjen e së bijës, Sabrina Lekaj.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në veturë, e goditur me thikë, pak orë pasi ajo ishte ndarë nga shoqet në një ndejë. Sipas raportimeve nga mediat australiane, mamaja e saj kishte telefonuar policinë të paktën një orë pasi e bija kishte vdekur. Vetura ishte gjetur shumë afër shtëpisë së familjes Lekaj.

Policia kishte gjetur 49-vjeçarin afër saj në makinë, të lyer me gjak e me plagë thike në bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, transmeton tch.

Dyshimet ndaj tij u lidhën me deklarimet e shoqes të Sabrinës që tha se vajza kishte shprehur shqetësim se do të qortohej nga babai kur të shkonte në shtëpi pas ndejës, pasi kishte qëndruar jashtë vonë natën.

Vajza njihej si studente e mirë dhe pianiste e talentuar.