Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kur e gjobitën për kundërvajtje në trafik, kundërshtoi dhe ofendoi policët

Pasi kishte bërë kundërvajtje në trafik në rrugën “Shën Flori”në Lipjan, dje në orët e pasdites, policia e ndal dhe i shqipton dënimin sipas ligjit. Por shoferi, shqiptar, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, kundërshtoi masën dhe me këtë rast i ofendoi, duke shkaktuar shkeljen tjetër – pengim personit zyrtar, për pasojë arrestohet dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.