Dy persona që kultivonin hashash në shtëpi u arrestuan në Tiranë, gjatë një operacioni antidrogë të koduar nga policia me emrin “Kunati”.
Efektivët e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, bazuar edhe mbi informacionet paraprake, kontrolluan kopshtin e shtëpisë së 44-vjeçares, Bukurije Fejza, ku mes misrit gjetën të mbjella dhe bimët narkotike.
Së bashku me Fejzën, u arrestua edhe Ndriçim Kuka, 39 vjeç. Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën armë luftarake dhe 21 kilogramë hashash.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndjeke me automjete nëpër rrugë, Policia i gjen të dyshuarit 10 kg kanabis në automjet
-
Arrestohet Enca, dyshohet se kultivoi kanabis në banesë
-
Tiranasja rekrutonte punëtoret për përpunimin e kanabisit, arrestohen 6 anëtarë të një familjeje
-
Katër të arrestuar në Tiranë, kishin kthyer banesën në laborator për kultivim të narkotikëve
-
Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Tiranë, arrestohen 6 persona