Policia në Shqipëri ka arrestuar katër persona, pasi ata kishin kthyer banesën në një laborator për kultivimin e narkotikëve.
Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë në Facebook janë sekuestruar pajisjet e montuara në banesë të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, fara dhe fidanë kanabisi, po ashtu dy automjete dhe sende tjera të kundërligjshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar "Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.