Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu sot kanë dalë para Gjykatës së Apelit, në seancë që po mbahet pas ankesës së palëve për aktvendimin e shkallës së parë, me të cilin Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeqares Marigona Osmani, ndërkohë që Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Të enjten në seancën e Apelit kryetari i trupit gjykues Xhevdet Abazi u ka kërkuar mediave të dalin nga salla e gjyqit meqë sipas tij, rasti ka të bëjë me çështje të ndjeshme të integritetit seksual.
Pas dënimit të Krivaqës e Sjediut nga shkalla e parë, në gusht të vitit të kaluar, familjarët e Osmanit e kishin përshëndetën dënimin për Krivaqën, por kishin paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin që e kualifikuan si të ulët, që iu shqiptua Sejdiut.
Dy të akuzuarit ishin liruar nga akuza për dhunim, pasi gjykata nuk ka arritur që ta konstatojë dhunimin me asnjë provë.
Në aktgjykimin e Themelores theksua se Krivaqa, më 21 e 22 gusht të vitit 2021, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij. Dhe se për dy ditë radhazi, ai me një shkop druri e kishte goditur viktimën vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike e psikike, të cilat është konstatuar se ia kanë shkaktuar vdekjen. /BetimipërDrejtësi
-
Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Sejdiu me 15 vjet burgim
-
Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet
-
Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet heqje lirie
-
Supremja vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës
-
I dënuari me burgim të përjetshëm, Dardan Krivaqa, kërkon zbutje të dënimit ose rigjykim