Asim Cenaj, zyrtar i Prokurimit në Deçan, është bërë gati që të ulet në karrigen e të akuzuarit për veprën penale “nxitje të urrejtjes ndëretnike”.
Para fillimit të seancës gjyqësore atë po e prisnin shumë qytetarë, të cilët kishin ardhur për t’i dalë në mbrojtje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëqytetarë të tij këtë aktakuzë e quajnë krejtësisht të padrejtë.
Menjëherë pas nisjes së seancës së parë gjyqësore, mbrojta e të akuzuarit kërkoi që aktakuza të mos lexohet me arsyen se mungon përkthimi i provave.
Prokurori i rastit e pranoi se provat e dëshmitarëve në gjuhën serbe dhe angleze nuk ishin përkthyer pasi, sipas tij, Prokurorisë i mungojnë përkthyes.
Në mungesë të kushteve, ashtu siç kërkoi mbrojtja, gjykatësi i Gjykatës Themelore Dega në Deçan mori vendim që seanca të ndërpritet.
Pas përfundimit të seancës, vetë Cenaj ka thënë se është për të ardhur keq që për diçka krejt banale të gjykohet, përderisa, sipas tij, kriminelët ende nuk kanë dalë para drejtësisë.
Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Cenajt, duke marrë shkas një ngjarje në Deçan, ku diskutohej për fatin e personave të pagjetur.
Aty Cenaj kishte folur se si ende ka shqiptarë të pagjetur, në mesin e tyre edhe babai i tij.
Ai, pas kësaj, ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim për disa ditë.