Është ndërprerë shqyrtimi fillestar për Asim Cenajn, raporton KTV.
Ndërprerja është bërë pasi mbrojtja ka kërkuar që të gjitha shkresat e dëshmitarëve në gjuhën angleze dhe serbe të përkthen në gjuhën zyrtare, shqipe.
Seanca ka filluar në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të KPRK-së.
Rasti ka të bëjë me një ngjarje në fund të vitit të kaluar kur i dyshuari kishte marrë pjesë në një takim të Asamblesë Komunale që po mbahej në lidhje me personat e zhvendosur të komunitetit serb dhe malazez.
Aty Cenaj kishte folur se ende ka shqiptarë të pagjetur.
Artikuj të ngjashëm