“Të keni turp që keni ardhur, sepse ju nuk jeni të mirëseardhur, ne e dimë shumë mirë kush jeni ju, ju me vratë sot për të tretën herë dhe ardhja juaja është provokim për neve”, janë fjalët me të cilët Asim Cenaj, u është drejtuar disa qytetarëve të komunitetit serb, ish-banorë të kësaj komunë që kishin vizituar Deçanin, tre muaj më parë.
Deklaratat e thëna në takimin e organizuar në Asamblenë Komunale, kanë qenë arsye që Prokuroria e Komunës së Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tij, shkruan sot Koha Ditore.
Vepra penale të cilën prokuroria pretendon që e ka kryer Cenaj është nxitje e urrejtjes, përçarjes ose e jotolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike.
Cenaj, shërbyes civil në Komunën e Deçanit, në dhjetor të vitit të kaluar ka diskutuar për fatin e të pagjeturve në një takim të mbajtur në Asamblenë Komunale të Deçanit, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave të vendit e ndërkombëtare, si dhe ish-banorë të kësaj komune nga komuniteti serb. Këta të fundit kanë ardhur në Deçan në kuadër të nismës “Vizito, shko dhe shiko!”, të organizuar nga Këshilli Danez për Refugjatë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Lufta e fituar e Asim Cenajt me sistemin e drejtësisë
-
Krejt çfarë ndodhi sot në gjykimin e Asim Cenajt në Pejë
-
Krejt çka ndodhi sot në gjykimin ndaj Asim Cenajt, i akuzuar për “urrejtje ndëretnike”
-
Fillon seanca ndaj Asim Cenajt, i akuzuar për “mosdurim kombëtar”...
-
Deçani po e quan fyerje aktakuzën ndaj Cenajt që kërkoi babanë e tij të zhdukur