Një kosovare 32-vjeçare është dënuar me dhjetë muaj burgim nga Gjykata e Qarkut në St. Gallen, me akuzën se kishte transportuar gjashtë valixhe me kokainë. Sipas akuzës thuhet se ajo kishte bërë transportimin e drogës derisa ishte shtatzënë, raporton “Tagblatt.ch”.
Shtetasja e Kosovës kishte njohur në vitin 2015 një korrier droge, i cili rregullisht udhëtonte nga Amsterdami për në St. Gallen dhe sillte me vete një apo dy valixhe me kokainë, që peshonin mes dy dhe pesë kilogramë.
32-vjeçarja akuzohet se ka marrë pjesë në pesë transportime të tilla. Ajo thuhet se ishte në dijeni se so dashuri i saj kishte marrë një valixhe me drogë në këto transportime. Ajo kishte transportuar shokun me veturën e saj. Në Amsterdam kanë fjetur, kanë marrë valixhen, dhe kanë kaluar nëpërmjet Gjermanisë, për të arritur deri në St. Gallen.
Nga prokuroria thuhet se e dyshuara ka marrë shpërblim për këtë transportim. Po ashtu i dashuri i saj ka marrë nga 2000 franga zvicerane për çdo valixhe të transportuar. Bashkëpunimi u ndërpre, kur në fund të janarit të vitit 2016 ata u ndanë.
Siç thuhet në aktakuzë kosovarja e rritur në Gjermani dhe Zvicër në fund të korrikut të vitit 2017 është takuar me një të njohur, që po ashtu po punonte si korrier droge mes Amsterdamit dhe St. Gallenit. E akuzuara atëbotë ishte shtatzënë dhe kishte probleme financiare.
Edhe
Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit
Ajo e luti të njohurin që t’i jepte para. Por ai i propozoi që ta përcillte në Amsterdam, që atje të marrë një valixhe me kokainë dhe ta sillte në Zvicër. Ata udhëtuan në Amsterdam dhe qëndruan një natë në hotel. Në mëngjes u takuan me një person që i solli në një stacion treni afër kufirit. Nga atje u nisën me një valixhe me kokainë, me tren për në St. Gallen.
Kosovarja 32-vjeçare mohon se ka ditur se në valixhe kishte kokainë. Ajo thotë se kurrë nuk ka kontrolluar valixhet. I dashuri i saj i kishte thënë se do të kenë një fundjavë të bukur në Amsterdam. Ajo ka thënë se edhe personi tjetër i njohur për të i kishte premtuar një fundjavë të mirë në Amsterdam, pasi ajo ishte shtatzënë dhe kishte probleme financiare. Ajo ndjehej e vetmuar atëbotë dhe kishte pranuar ofertën.
Prokuroria kishte kërkuar për të dënim me burg prej dhjetë muajve dhe t’i pezullohet për pesë vjet hyrja në Zvicër dhe në zonën Shengen.
Mbrojtja kërkoi lirimin. Tha se ajo thjeshtë donte të kalonte kohë të bukur me të dashurin. E arsyet për udhëtimin e saj të fundit në Amsterdam ishin problemet personale e financiare.
Edhe
Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë
Gjykata e Qarkut në St. Gallen vendosi ta dënojë kosovaren me dhjetë muaj burgim me kusht me një periudhë prove prej pesëvjeçare. Por nuk vendosi ta dëbonte nga Zvicra.
Për gjykatën ishte e qartë se e dyshuara ishte në dijeni të valixheve dhe kishte fituar nga transportimi i drogës. Gjatë shqiptimit të dënimit është marrë parasysh se gruaja është stabilizuar në gjashtë vjetët e fundit. Për çështjen e dëbimit, është vendosur kundër, për faktin se ajo është nënën e një fëmije që ka pasaportë zvicerane.