Luljeta A (53) dhe Arsim A. (48) kanë tre fëmijë. Martesa e çiftit kosovar nga Zuerichu ishte futur ngadalë në krizë. Arsim A. kishte një të dashur shumë më të re në Kosovë.
Ai i tha bashkëshortes, se do të përkujdeset për një vizë, që e dashura e tij të vijë në Zvicër. Ai kishte marrë me qira një apartament në Maur Zh.
Bashkëshortja Luljeta A. përgatiti një plan hakmarrës. Ajo vendosi të helmonte bashkëshortin e saj jobesnik, shkruan “Nau.ch”.
Në prill të vitit 2018 ajo e filloi planin. Përziu tabletat “Risperal” dhe “Temesta” në pijën e preferuar të bashkëshortit të saj. Ai piu dy gota.
Arsim A. ra në një gjendje “të gjumit të thellë”, thuhet nga prokuroria.
Edhe
Kosovarja në Zvicër dënohet me 14 vjet burgim, tentoi ta vriste bashkëshortin me kabllo
Kur Luljeta e zbuloi në mëngjes se bashkëshorti i saj është ende në jetë, ajo synoi të përfundonte planin që e la pa përfunduar.
Mori një kabllo të gjatë 165 centimetra. Bashkëshorti i saj qëndronte fjetur i shtrirë në bark. Ajo e lidhi kabllon për fyti të Arsim A. dhe e shtrëngoi kabllon. Bashkëshorti u zgjua dhe provoi të mbrohej.
Dy vajzat nga zhurma u frikësuan. Ato e larguan nënën nga babai dhe siç thotë akuza e shpëtuan përpak nga vdekja.
Kosovarja gjendet në burg tashmë për tentim vrasje. Bashkëshorti i saj, është paditur për përdhunim.
Thuhet se ai në muajt para tentimit të vrasjes e ka detyruar disa herë bashkëshorten e tij në marrëdhënie “sadomazokiste”.
Edhe
Kosovari në Austri tentoi ta vriste bashkëshorten me rrymë, rrezikon dënimin e përjetshëm
Çifti po ashtu është paditur për mashtrim me social. Kanë marrë me të dhëna false 34 mijë franga nga ndihmat sociale.
Çifti i kishte fshehur autoriteteve sociale në Zuerich të hyrat dhe po ashtu se bashkëshorti në Kosovë ka patundshmëri me vlerë deri 170 mijë franga.
Bashkëshortja po ashtu akuzohet për konkurs mashtrues dhe mashtrim me mbledhje të fondeve. Kur ishte bashkëshorti i saj për vepra tjera në burg, ajo kishte thënë se nuk ka të hyra tjera. Certifikatat e humbjeve kapnin shifrën rreth 30 mijë franga.
Çifti ka dy ditë që gjendet në gjyq në Zuerich. Të dy kanë nevojë për një përkthyes shqiptar.
Edhe
Kosovarja në Zvicër dënohet me 14 vjet burgim, kishte tentuar ta vriste bashkëshortin
Se çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria, pritet të shihet. Për bashkëshorten ka kërkuar një herë përjashtim nga vendi për 15 vjet, për bashkëshortin 10 vjet.
(Emrat e personave janë ndryshuar nga Nau.ch për ta ruajtur identitetin e tyre)