Policia e Kosovës e asistuar nga zyrtarët e ATK-së dhe Doganës kanë kontrolluar të mërkurën pesë argjendari në Gjilan.
Gjatë kontrollit është konfiskuar një sasi ari dhe argjendi nga dy biznese, ndërsa janë ndaluar dy persona.
“Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohet ari në vlerë prej afër gjysmë milioni euro në disa argjendari
-
Bastisje në disa argjendarive në rajonin e Gjilanit, 6 të arrestuar e sekuestrohen mbi 33 kg ari
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Sekuestrohen rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi në Prizren, vlera mbi 460 mijë euro
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant