Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kontrabandoi mallra nga Serbia, arrestohet një person në Novosellë

Foto: Koha / Ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Novosellë për kontrabandim me mallra.

Sipas njoftimit nga Policia, njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturë kishte një sasi prej mbi 100 pjesë mjete pune të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Serbia dhe nuk ka prezantuar ndonjë dokument përcjellës.

Malli dhe automjeti janë dërguar në terminal doganor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.