Një pistoletë dhe dy gëzhoja janë konfiskuar në një aheng familjar në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë të mërkurën në mëngjes.
Policia ka thënë se për një kohë të shkurtër pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, ka identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në këtë aheng familjar, në cilësi të provave materiale ka konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S. A., 53 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në aheng familjar.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri
-
Policia konfiskon armë në një aheng familjar në Vushtrri
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Policia në Vushtrri konfiskon dy armë, arrestohen dy persona
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë