Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen pushkë gjuetie, revole, municion

Në Han të Elezit dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Tek ai, transmeton koha.net njoftimin e policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të kalibrit 12 mm dhe një revole e llojit TT me një karikator dhe 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.