Një person është arrestuar në fshatin Zajçevc të Kamenicës të hënën. Ai ishte duke transportuar rreth 5 metra dru ah pa damkosje dhe letër transporti.
Drutë janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili me kamion kishte qenë duke transportuar rreth 5 metra dru ahu për djegieje pa damkosje dhe letër transporti. Me urdhër të prokurorit drutë dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve për legalizim të kontrabandës me dru
-
Konfiskohen drunj në sasi 8.50 metër kub në Gjakovë
-
Kapet në Leposaviq shtetasi serb që po transportonte dru ilegalisht
-
Transportonte 28 metra kub dru pa dokumentacion, ndalohet
-
Penguan policinë në Kaçanik, dy të dyshuarve u gjenden dru pa dokumentacion në veturë