Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.2 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy vetura, tre telefona mobil dhe 270 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm