Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen 17 kilogramë marihuanë në Prishtinë e Prizren

Departamenti i hetimeve pranë Policisë së Kosovës gjatë të premtes ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe konfiskimin e rreth 17 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë.

Operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, i cili pas hetimeve intensive ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e rreth 17 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë.

Fillimisht zyrtarët policorë në magjistralen Prishtinë-Pejë kanë ndaluar automjetin e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit kishin gjetur një sasi prej rreth 12 kg substancë narkotike dhe pastaj gjatë kontrollit dhe bastisjes në lokacionet e banimit të personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar edhe 5,74 kg, substancë narkotike.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar substanca narkotike në total prej mbi 17 kg, një veturë, dy peshore, tre telefona dhe para të gatshme në vlerë prej 470 euro.

Me vendim të prokurorit kompetent ndaj tyre është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Artikuj të ngjashëm