Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të mërkurën mbrëma, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale "blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".
Sipas njoftimit policor, në Prishtinë, tre persona dyshohet se po blinin marihuanën nga i dyshuari i katërt.
Pas kontrollimit të banesës së njërit prej të dyshuarve, Policia bën të ditur se ka konfiskuar 2 kg e 512 gramë marihuanë, 1 gram kokainë, 2 peshore digjitale, 4 telefona celularë dhe 670 euro.
“Një orë më vonë hetuesit e antidrogës në një rast tjetër, po ashtu në Prishtinë, kanë arritur ta arrestojnë edhe një person tjetër të dyshuar (K.A.) për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe të konfiskohen dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
-
Kapen katër persona në Prishtinë, iu gjet drogë në vlerë të 15.000 eurove
-
Konfiskohen rreth 17 kg drogë e arrestohen katër persona në Prishtinë e Prizren
-
Ndalohen për 48 orë pesë persona për posedim të narkotikëve në Prishtinë
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
-
Dy aksione të Policisë në rajonin e Prishtinës, konfiskohen narkotikë e mijëra euro