Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar sot vdekjen e një personi 69-vjeçar në pishinën e Gërmisë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Një person i moshës 69-vjeçare, me inicialet B.K., është gjetur sot i vdekur në Pishinën e Gërmisë. Policia e Kosovës ka hapur rastin për vdekje si të dyshimtë dhe këto janë të gjitha informacionet që kemi njëherë”, tha Ahmeti.
Pishina e Gërmisë është hapur për vizitorë para dy-tri ditësh.
Artikuj të ngjashëm