Edhe një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në vendin e tij të punës, të shtunën.
Milazim Bajraktari ka vdekur pasi që ka rënë nga kati i 7 i ndërtesës në të cilën ishte duke punuar për fasadim, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe mjekësia urgjente, të cilët kanë thënë se në momentin kur kanë mbërritur, Bajraktari ka qenë i vdekur.
Më pas, në punishte kanë dalë edhe ekipet e Mjekësisë Ligjore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe familjarë të viktimës, të cilët nuk kanë dashur të flasin për rastin.
Viktima, 45 vjeç, ka qenë punëtor i kompanisë “Genta’s HPL Panel”.
Të kontaktuar nga KTV-ja, në kompani kanë thënë se nuk mund të flasin pasi që iu ka ndodhur një tragjedi.
Gjatë ditës edhe një tjetër punëtor nga fshati Denjë i Komunës së Rahovecit është lënduar në vendin e tij të punës.
Ndryshe, rreth 15 raste të vdekjeve në vend të punës janë shënuar vetëm gjatë vitit 2017. Ndërkaq, gjatë 2018-ës, deri në tetor kanë vdekur 18 persona po ashtu, në vendin e punës.