Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masë të paraburgimit ndaj avokatit H.J., për shkak se dyshohet për “ushtrim të ndikimit”.
Të enjten ai ishte arrestuar pasi dyshohej se i njëjti në cilësinë e avokatit mbrojtës të një pale ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, me premtimin që këto para t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga i pandehuri.
Hetuesit po e hetojnë ende rastin për ta zbardhur në tërësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një avokat, dyshohet se ia mori 8000 euro një pale për të ndikuar te gjyqtarët
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde që përfitoi 12 mijë euro nga borxhi 100 euro
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Tentoi të ndikonte te gjyqtari e prokurori për lirimin e një personi, 1 muaj paraburgim
-
Ndalohet një person për “ushtrim ndikimi”