Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksident me fatalitet në Rahovec

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna” shkakton aksident në komunikacion duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës “VË Golf II”.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.