Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për rreshterin në Pejë, të dyshuar për dhunim e shantazh

Prokuroria Themelore në Pejë​ ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj rreshterit G.L., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

“Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, vijon njoftimi.