Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e 23-vjeçares me probleme mendore në Pejë

Paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Pejën ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçarës nga Shqipëria, e cila vuan nga problemet mendore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit prej 30 dite në Departamentin e Krimeve të Renda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës se enjte. Ditën e premte të javës se kaluar kemi marre konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e prokurorisë është aprovuar dhe dy të pandehurit të dyshuar për veprën penale ‘Dhunimi’ ju është caktuar masa e paraburgimit”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

Viktima dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mental dhe për këtë, zëdhënësi Nikçi thotë se ka marrë trajtimin e duhur nga mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri.

“Prokurori i shtetit ka dhëne autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të këtij procesi penale. Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, tha gjithashtu Nikçi.

Edhe Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës Kronikë Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 dhjetor në Pejë.