Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit E.K., i dyshuar se ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj një 16-vjeçareje në Kaçanik.
Sipas njoftimit të së mërkurës, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe e ka mbyllur në banesë një të mitur, që e ka raportuar rastin në Polici.
“Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale ‘Privimi i kundërligjshëm i lirisë’ nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I pandehuri gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve.
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Kërkohet paraburgim për “dhunim”, i dyshuari dhe viktima të mitur
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Dhunohet një e mitur në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të 14-vjeçares në Malishevë