Një person është arrestuar të martën në Kaçanik nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe e ka mbyllur në banesë një të mitur, që e ka raportuar rastin në Polici.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e mitura ka raportuar vetë rastin në Polici. Njësitet policore më pas kanë thyer derën e objektit dhe e kanë liruar viktimën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për “dhunim” dhe “privim të kundërligjshëm të lirisë”.
“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
-
Dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur para disa vitesh, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
-
Raportohet për dhunimin e një vajze të mitur në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë