Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që A.K. t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muajsh pasi dyshohet se ka kryer veprën vrasje në tentativë.
Në fshatin Rogovë të Gjakovës, i dyshuari më 12 maj të këtij viti kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten, duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit, ku i ka shkaktuar lëndime të rënda.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë
-
30 ditë paraburgim të dyshuarit në Gjakovë për vrasje në tentativë
-
Gjakovë, rrahu gruan shtatzënë me shtetësi hungareze, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
-
Kërkohet paraburgim ndaj burrit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij shtatzënë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten